-5.4 C
New York
Friday, January 16, 2026

Buy now

Aktivisti politik në ShBA, Lumaj: Vendimi për vizat do të ketë pasoja shumë të mëdha (Video)

- Advertisement -

në Edicionin Special në Klan Kosova, aktivist politik në ShBA, ka folur për vendimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për pezullimin e procesimit të vizave për migrimin për 75 vende të botës, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai tha se vendimi i Administratës Trump erdhi për shkak të dy arsyeve.

“I pari është versioni se si shtetet shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë, sillen ndaj qytetarëve të tyre, dhe si sillen shqiptarët që kanë emigruar në Amerikë ndaj shtetit amerikan. Unë mendoj se ky vendim nuk është i papritur, edhe nëse është politik. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pasur politika për rritje të mirëqenies, të sigurisë, rendit publik, të drejtave njerëzore dhe të zgjedhjeve të lira”, u shpreh Lumaj në Edicionin Special në Klan Kosova.

Ai tha se është i mendimit që në Shqipëri, situata është katastrofë, sidomos në rendin publik, në korrupsion dhe në punësimin e të rinjve.

Lumaj tha se në Kosovë, situata është më mirë në këtë aspekt, pasi niveli ekonomik është më mirë, siguria e jetës është më e lartë, të drejtat e njeriut respektohen më shumë dhe zgjedhjet janë në nivel më të lartë të pranueshme.

“Kjo është ana politike që mendoj se ka një ndëshkim ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Faktikisht, dy vendet renditen në botën e tretë, pra 2/3 e kombeve nuk përfshihen, vetëm 1/3 ku përfshihen Kosova dhe Shqipëria”, deklaroi ai.

Aktivisti shqiptar në ShBA tha se është edhe ana tjetër e medaljes, “se si sillen shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë në shtetin amerikan”.

“Ne duhet mirënjohës ndaj shtetit amerikan që na ka prit, na ka dhënë punë, ushqim dhe dokumente. Por, shumë shqiptarë po e shfrytëzojnë këtë për të mira dhe benefite tjera për të kërkuar asistencë ekonomike, ushqimore, sociale e mjekësore, e ndoshta edhe të panevojshme, dhe kjo ndikon direkt në marrjen e këtij vendimi. Presidenti Trump erdhi me qasjen se do të fokusohet te qytetarët amerikanë sesa te kombet tjera”, tha Lumaj.

Tutje, ai tha se pasojat e këtij vendimi do të jenë të mëdha dhe shumëdimensionale.

“Ana e parë është sociale, ndikohet familja. Familja do të ketë në krizë të pjesshme pasi shumë bashkëshortë që kërkojnë bashkim familjar, ose fëmijë që duhan të marrin prindërit, ose prind që duhan të marrin fëmijët e tyre nga Shqipëria dhe Kosova, do t’u mohohet ajo e drejtë. Por, përveç familjes, është edhe rinia. Të rinjtë shqiptarë që ëndërrojnë për punë dhe jetesë më të mirë, kjo ëndërr u mohohet”, potencoi Lumaj.

Të ngjashme

Të fundit