![Aktivisti i VV-së: Nëse kryeministri e nënshkruan Zajednicën, për mua si Dardan është tradhtar Aktivisti i VV-së: Nëse kryeministri e nënshkruan Zajednicën, për mua si Dardan është tradhtar](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/02/Dardan-Krasniqi.jpg)
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi, ka thënë që nëse kryeministri Albin Kurti e nënshkruan marrëveshjen e Asociacionit atëherë për të ai do të jetë tradhtar.
Këtë koment Krasniqi e dha në Info Magazine të Klan Kosovës, ku përndryshe doli në mbrojtje të Kurtit duke u shprehur që është i lumtur që ky i fundit nuk i ka sjellë ndonjë të keqe Kosovës.
“Jam i lumtur që e kam kryeministër atë që s’i ka bë asnjë dëm këtij vendi”, ka thënë Krasniqi,
“Po e them si aktivist dhe si luftëtar i këtij vendi: nëse kryeministri Kurti e nënshkruan Zajednicën, për mua si Dardan është tradhtar”.