17.4 C
New York
Tuesday, June 10, 2025

Buy now

Aktivisti i VV-së largohet nga partia, përmend parregullsitë e vazhdueshme dhe shkeljet në Kamenicë

- Advertisement -

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, Besard Isufi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook largimin e tij nga kjo parti, duke shprehur zhgënjimin e thellë për, siç tha ai, “parregullsitë e vazhdushme dhe shkeljet e drejtësisë ndaj aktivistëve për 4 vite me radhë e sidomos në konkursin e fundit për infermieri më kanë shtyrë te mos hesht më.”

Isufi përmendi veçanërisht konkursin e fundit për infermierë, ku sipas tij janë bërë shkelje të rënda, duke përjashtuar aplikantë me merita të larta, përfshirë motrën e tij me mesatare 9.4, ndërsa të pranuar janë persona të afërt me bashkëpunëtorët dhe ekipit të kryetarit Kadri Rahmiaj:

“Si është e mundur që një aplikues me notë mesatare 9.4 të mos pranohet vetëm sepse ajo është motra ime? Si është e mundur që të pranohen persona e anëtarë të familjeve të bashkëpuntorëve të ekipit të kryerarit në ikje Rahimaj?

Si është e mundur që testi, i cili përfshinte edhe një ese prej të paktën 16 rreshtash, të plotësohet brenda 10 minutash?

Kjo nuk mund të jetë veqse një provë se testet janë dhënë paraprakisht për këta persona.

Në këtë njoftim dua t’u kërkojë falje të gjithë atyre me të cilët kam punuar për 4 vite radhazi, sepse nuk do te futem në garë për asamble. Jo për shkak të mungesës të kapacitetit, por sepse nuk mund të jem pjesë e atyre që janë thirrur për drejtësi, e sot jetojnë me padrejtësi.

E di që disa prej jush do të më kritikojnë, sepse për ju, ai që del nga Lëvizja është personi më i urryer. Por mos harroni që në vitin 2016 kam lëshuar orë mësimore për t’u bashkuar me ju ne cdo aktivitet dhe protestë. Mos harroni që kam punar ditë natë, nga mëngjesi deri në orët e pasmesnatës, që ju të vini në pushtet.

Kam sjellë rreth 150 vota në garën për asamble, si 22 vjeqar.

Sa kam ditur e sa kam mundur, kam kontribuar për Lëvizjen.

Përfundimisht, të gjithë të pranuarve ju uroj suksese, së pari në jetë dhe pastaj në punë.

Punoni ashtu sic duhet betuar në mjekësi, e jo sic jeni pranuar.

Shihemi në zgjedhje, dhe me shpresë të shihemi ne humbjen e pushtetit. Unë do të jem gjithmonë faqebardhë, e ju të mllefosur dhe të inatosur nga humbja.”

Të ngjashme

Të fundit