Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Ramiz Halilaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ashpër lidhur me vizitën e hershme për homazhe të kryeministrit Kurti në përvjetorin e heroit Fehmi Lladrovci.
Halilaj thotë se kryeministri Kurti ka ardhur herët tinëz aktivistave që e pritnim kur Kryeministrit atëkohë i rrezikohej siguria nga disa prej atyre që sot në postin e Kryeministrit e përcillnin nëpër sheshin e Drenasit.
“Nuk je ardhur në Graçanicë por në Drenicë i nderuar Kryeministër” i drejtohet tutje Halilaj, kryeministrit Kurti.
Postimi i plotë:
Kryeministri Kurti qenka ardhur herët në mëngjes tinëzisht për homazhe në Drenas. Tinëzisht prej aktivistave që e pritnim kur këtij i rrezikohej siguria më herët.
Tash kur hypi në pushtet, me gjipa e me sigurim nuk i duhemi ne.
Është dashur ta njoftonit edhe vëllaun e Fehmiut, kryetarin Lladrovci sepse këto ngjarje janë shumë më të mëdha sesa politikat ditore. Një mosnjoftim i tillë është në realitet politizim i këtyre çështjeve kaq të ndjeshme për secilin nga ne.
Nuk je ardhur në Graçanicë por në Drenicë i nderuar Kryeministër.
Në Drenicë kur ne të pritnim në odat tona dhe të bënim konak, kur disa nga ata me të cilët ishe sot ishin ata prej të cilëve të ruanim!
Tash ata po të ruajnë ndaj neve aktivistëve!
E turpshme!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=6305955116156137&id=100002251332263