Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka thënë se Qeveria është fajtorja e vetme për grevën e krijuar në arsim.
Ai thotë se kërkesa e mësimdhënësve për ngritje të pagës prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga, është e përballueshme për buxhetin e Kosovës.
“Një fajtorë është, Qeveria. Sindikata është shumë e qartë në kërkesat e tyre, kërkojnë një rritje page prej 100 euro deri në miratimit e Ligjit për Paga e që për mendimin tonë, edhe sipas kalkulimeve ekonomike është krejt e mundshme për buxhetin e Kosovës”, ka thënë Shala në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Shala duke përmendur mungesën e investimeve kapitale nga Qeveria tha se kjo e fundit po i ruan parat që sipas tij, në konceptin e tyre po e presin kiametin, por ai ka ardhur.
“Na e kemi parë se kjo Qeveri po i ruan parët nuk e di për çfarë dite, këta mbase e kanë si koncept e kujtojnë atë kiametin, por kiameti ka ardhur, por këta s’po e shohin”, tha ai.