Nën organizimin e Shoqatës Bjeshkatare Gjeravica të shtunën u zhvillua një aksion vullnetar për pastrimin e Grykës së Rugovës dhe Shtegut të Shëndetit.
Në një njoftim në Facebook, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Gjeravica” ka bërë të ditur se ky aksion është vetëm një prej shumë iniciativave që kanë ndërmarrë për të promovuar kulturën e kujdesit ndaj natyrës.
E derisa këta qytetarë kanë pastruar, aty larguan edhe televizor që e kishte gjuajtur dikush.
“Një falënderim i madh shkon për secilin pjesëmarrës – për punën, energjinë dhe pozitivitetin që sollët sot!”
“Shihemi javën tjetër në aksionin e radhës – mbjelljen e fidaneve!”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Bjeshkatare Gjeravica.
Postimi i plotë: