Aktivistë të Vetëvendosjes kanë dalë për ta fshirë vetë grafitin ku shkruhej “Kryeministër Hajvan”.
Njëjtë si me “Albin Zajednica” që e kishin fshirë nga sheshi, aktivistët fshinë edhe grafitin tek QKUK.
Në një nga muret në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ishte vendosur grafiti me mbishkrimin “Kryeministër hajvan”.
Shprehja “hajvan” ishte përdorur nga kryeministri Albin Kurti më 9 shkurt, gjegjësisht në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Ai me këto fjalë iu drejtua atë natë opozitës.
“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…“, deklaronte ai.