25.4 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Akti i dytë i finales, Peja e pret sot Trepçën

- Advertisement -

E diela është e rezervuar për ndeshjen e dytë të serisë finale së “Play Off”-it, mes Pejës e Trepçës.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në palestrën sportive “Karagaçi”, nga ora 17:00, shkruan Express.

Ashtu si ndeshja e parë e kësaj serie, edhe kjo e ditës së sotme pritet të jetë mjaft interesante, teksa interesimi i tifozëve për ta parë është i jashtëzakonshëm.

Pejanët synojnë fitoren sot për të barazuar serinë finale, ndërsa mitrovicasit me një fitore eventuale, do të bënin një hap të madh drejt titullit të kampionit.

Trepça e fitoi ndeshjen e parë 94:86 si vendase dhe udhëheq 1:0 në këtë seri finale, ndërsa për t’u shpallur kampion nevojiten tri fitore.

“Xehetarët” ishin shpallur kampionë për herë të fundit në vitin 2012, kurse Peja më 2013.

Të ngjashme

Të fundit