28.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Aktgjykimi përplas Qorollin me Grudën, deputeti i PDK-së: Si jurist nuk duhet ta sulmosh Gjykatën

- Advertisement -

Përparim Gruda nga PDK-ja është përballur në RTK me Vigan Qorrollin e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar vazhdimisht aktgjykimin, madje një nga pretendimet e tyre është edhe pse “është caktuar kufiizmi 3 herë të votohet një kandidat e jo më shumë”.

Deputeiti i PDK-së Përparim Gruda ka treguar pse ka ndodhur një gjë e tillë.

“Kur ka vakum kushtetues atëherë sërish bazohet brenda, sepse presidenti e ka kufizimin tre herë. 3 herë gjendet edhe në kushtetutat e vendeve të Bashkimit Evropian”.

Kështu, Gruda tha se Kushtetuta nuk ka spikur asnjë normë të re, siç pretendon partia në pushtet.

Gruda i tha Qorrollit që si jurist nuk duhet ta sulmojë Gjykatën Kushtetuese politikisht.

Ndërkaq, Qarrolli ka deklaruar se Kushtetuesja ka tejkaluar kompetencat e saj, duke theksuar se ai është një nga personat e parë që ka punuar aty dhe e njeh mënyrën e punës.

Të ngjashme

Të fundit