Aktgjykimi për Ligjin për Zyrtarët Publik, Gashi: Pushteti sot e mori edhe një karton të kuq nga Kushtetuesja

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shpalli Aktgjykimin për Ligjin për Zyrtarët Publik, pas kërkesës për vlerësim të kushtetueshmërisë nga deputetët e kësaj partie dhe ata të PDK’së.

Gashi ka thënë se me Aktgjykimin e Kushtetueses “lufta e pushtetit për pushtet pa kufi sot e mori edhe një karton të kuq nga Gjykata Kushtetuese.”, raporton Express.

Sot, fitoi ligjshmëria, fitoi kushtetutshmëria. Humbi mundësia e kapjes së radhës, humbi beteja kundër zyrtarëve publikë. Humbi mendësia shkatërruese – antikushtetuese.

Gjykata e rrëzoi Ligjin për Zyrtarët Publikë: Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur njëzëri që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është në përputhshmëri me dy paragrafin 1 të nenit 3, Barazia para Ligjit, të Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Gashi.

https://www.facebook.com/100044276804057/posts/824110099074876/?app=fbl

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa dispozita të Ligjit për Zyrtarët Publik nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën.

Gjykata ka vendosur që Ligji i kontestuar t’i dërgohet Presidentes opër shpallje, pa dispozitat e konstatuara në kundërshtim me Kushtetuetën dhe ka urdhëruar Kuvendin që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e disa paragrafeve të këtij ligji.

Të ngjashme

Të fundit