Aktgjykimi për dekretin, Kajtazi: Kushtetuesja ia dha Kurtit stupcin me i mëshu opozitës

- Advertisement -

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes Vjosa Osmani.

Ai u shpreh se aktgjykimi, për nga përmbajtja, i krijon hapësirë kryeministrit Albin Kurti për të vepruar ndaj opozitës, siç tha “ia dha stupcin, me i mëshu opozitës”.

“Ky aktgjykim, me këtë përmbajtje në dorën e Albin Kurtit, po them figurativisht, është sikur me ia dhënë stupcin edhe mëshoj opozitës tash. Ia ka dhënë stupcin me i mëshu opozitës me këtë aktgjykim”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit