Avokati Arbër Jashari, duke komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, deklaron se “Gjykata nuk ka konstatuar shkelje te Kushtetues nga ana e Presidentes, por thjeshte me terma te bute ka thenë qe dekreti i saj nuk prodhon pasoja juridike”.
Në një postim në profilin e tij në FB, Jashari ka shkruar:
Me pak fjalë, Gjykata Kushtetuese paska thënë: Mirë e keni ju që po këmbëngulni se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet 30 ditë para përfundimit të mandatit, pasi kjo normë është detyruese(neni 86 -2).Mirë e kanë edhe ata që thonë se procedura duhet të fillojë 60 ditë para këtij afati (pra para 30-ditëshit) dhe, nëse nuk përfundohet, vendi automatikisht shkon në zgjedhje(82-1.3).
Por, ku qëndron “nyja”? Problemi është se Kuvendit duhet t’i jepet mundësia t’i konsumojë këto 60 ditë. Duke qenë se Kuvendi u konstituua me vonesë, më 11 shkurt, i bie që procedura ka filluar pikërisht nga ajo ditë. Rrjedhimisht, nga ajo kohë kanë mbetur edhe 34 ditë. Dhe na doli qe na paskan mbetur edhe 34 dite.
Edhe nje gje, Gjykata nuk ka konstatuar shkelje te Kushtetues nga ana e Presidentes, por thjeshte me terma te bute ka thenë qe dekreti i saj nuk prodhon pasoja juridike.






