Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] e ka dënuar fuqishëm sulmet e ndodhura në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit. LDK-ja i ka quajtur “akte terroriste” e të cilat janë të papranueshme dhe “përbëjnë kërcënim serioz” për sigurinë dhe demokracinë e vendit tonë.
LDK-ja përmes një komunikate për media i ka bërë thirrje institucioneve të drejtvsisë për ndërmarrjen e masave urgjente dhe indifikimin e akterëve gjegjës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm sulmet në veri të vendit. Këto akte terroriste janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë në vendin tonë. I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërmarrin masa urgjente për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtyre veprimeve kriminale. Po ashtu, kërkojmë një koordinim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të garantuar që këto sulme të mos përsëriten dhe të ruhet rendi dhe qetësia publike në Republikën e Kosovës. LDK-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve tanë dhe qëndron fuqishëm përkrah institucioneve shtetërore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe rendin në vend.”, thuhet në komunikatën për media.