-2.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Aktakuzë ndaj serbit për dhunim seksual gjatë luftës në Ferizaj, viktima at kohë ishte e mitur

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës me një komunikatë për media ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë nga ish një pjesëtari të policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili dyshohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer një dhunim seksual.

Nga kjo prokurori thonë se gjykimi do të mbahet në mungesë të të dyshuarit.

Ai dyshohet që në rajonin e Ferizajit së bashku me disa persona të tjerë ka dhunuar seksualisht një shqiptare, e cila në at kohë ishte e mitur.

E pas këtij akti viktima ka marrë trauma të përhershme psikike.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit M.J.

Prokuroria Speciale njofton se kjo është aktakuza e radhës për gjykim në mungesë, lidhur me një rast të dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me iniciale M.J. si pjesëtarë i forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat  ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Ferizajt, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, në bashkëkryerje me persona të tjerë, deri tani të paidentifikuar, ka kryer dhunim seksual ndaj femrës së nacionalitetit shqiptarë, e cila në kohën e dhunimit ishte e mitur.

Me këtë rast viktima pësoj lëndime të rënda fizike dhe trauma të përhershme psikike.

Me këto veprime i pandehuri M.J. ka kryer vepër penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria  Speciale i ka propozuar Gjykatës kompetente që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet ligjore për ta gjetur të pandehurin.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit