5.9 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte, mori pjesë në vrasjen dhe djegien e një familjeje

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet T.P., i cili akuzohet për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, T.P. dyshohet se në prill të vitit 1999, në fshatin Cerrcë të komunës së Istogut, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në vrasjen dhe më pas djegien e pesë anëtarëve të një familjeje.

“Gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Cerrcë dhe zonat përreth, i pandehuri T.P., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë së civilëve shqiptarë. Në prill të vitit 1999, ai akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje. Viktimat K.R., Z.R., R.R., I.R. dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të braktisin shtëpinë dhe janë vendosur në një objekt tjetër, ku më pas janë vrarë. Shtëpia ku ndodheshin trupat është djegur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Në njoftim theksohet gjithashtu se i pandehuri, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, akuzohet edhe për vjedhje të pasurisë së luajtshme dhe djegie të shtëpive në disa fshatra të komunës së Istogut.

Të ngjashme

Të fundit