21.6 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për trafikim me njerëz, dhunim dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë,  ndaj gjashtë (6) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar për dhunimin, trafikimin si dhe kryerjen e shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit me iniciale K.B.

 

Prokuroria njofton opinionin se të pandehurit A.K., M.Q., dhe R.K., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Trafikim me njerëz“ nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Të pandehurit E.B., dhe M.Q., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Dhunimi“ nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 pika 3.3 lidhur me paragrafin 4 pika 4.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Ndërsa, të pandehurit A.Q., dhe H.Z., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit“, nga neni 228 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që gjashtë (6) të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit

Të ngjashme

Të fundit