Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 16 të pandehurve.
“Sipas aktakuzës të pandehurit: I S.K, I.K, P.K, A. D, D.K, B.K, A.S, V.T, A.G, H. Xh, M. K, D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale: Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“Të pandehurit S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale: Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje.
“I pandehuri L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale: Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
“Gjithashtu, të pandehurit S.K. , E.G. dhe S.G. V. H. dhe L. K. akuzohen se kanë kryer veprën penale: Shpëlarja e parave”.
“Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Ata kanë njoftuar që në këtë rast janë konfiskuar pajisje elektornike, para të gatshme dhe para në llogaritë bankare, tokë me sipërfaqe prej 1286 metra katrorë, shtëpi me sipërfaqe prej 306 metra katrorë, si dhe gjashtë banesa.