Home Lajme Botë Aktakuzë kundër kryetarit të qytetit të New Yorkut, përmenden lidhjet me biznesmenë nga Turqia

Aktakuzë kundër kryetarit të qytetit të New Yorkut, përmenden lidhjet me biznesmenë nga Turqia

0
Aktakuzë kundër kryetarit të qytetit të New Yorkut, përmenden lidhjet me biznesmenë nga Turqia

Kryetari i komunës së New Yorkut, Eric Adams, është paditur pas një hetimi nga Departamenti i amerikan Drejtësisë.

Megjithëse detajet e aktakuzës nuk dihen, CNN raportoi se Adams dhe individë të tjerë po hetohen për lidhjet e tyre me zyrtarë dhe biznesmenë turq të paidentifikuar nga vendi.

Hetimi i udhëhequr nga prokuroria e shtetit ka zgjatur me muaj dhe ka rezultuar me një aktakuzë që duhet të bëhet publike së shpejti.

Kryebashkiaku njujorkez në të kaluarën i ka mohuar të gjitha akuzat, të cilat u shfaqën disa muaj më parë.

“E dija se do të bëhesha objektiv sepse punoj në interes të qytetarëve të New Yorkut. Nëse akuzohem zyrtarisht, mund të them se jam i pafajshëm. Do t’i luftoj këto akuza me të gjitha forcat”, tha Adams.

Adams pritet të dorëzohet në ditët e ardhshme dhe të bëjë një deklaratë, por nuk ka gjasa të dalë në gjykatë të enjten.

Exit mobile version