Ngritja e aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale në Hagë, nuk mund të ndikojë në vendimin përfundimtar të gjyqit aktual për krime të pretenduara të luftës.
Në aktakuzën e konfirmuar janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi.
Përveç Thaçit, në aktakuzë përfshihen edhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu.
“Vlerësoj që njëra prej arsyeje që tashmë tenton të justifikohet për jo profesionalizmin për deklaratat dhe për procesin e deritashëm, I cili në bindjen time do të rezultoj me pa fajësinë e krereve të UÇK-së, tashmë dhomat e specializuara përkatësish prokuroria po tenton të justifikohet me veprime të tilla”, ka deklaruar Ardian Bajraktari, avokat.
Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka komentuar arrestimet e tre personave nga Gjykata Speciale, teksa beson në pafajësinë e tyre.
“Përderisa shumica e seancave janë të mbyllura është e pa mundshme me bë një vlerësim real se çka po ndodh, po thuajse mbi 70 për qind seancave janë seanca të mbyllura, dhe cili do vlerësim mund të jetë i njëanshëm. Nuk mundem të jap të drejtën vetes dua të shpresoj që kjo gjykatë ka me qenë sikur ish Gjykata e Hagës të jetë e drejtë dhe këta të shpallen të pafajshëm”, ka dekleruar Brahimaj.
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, Lahi Brahimaj ishte i akuzuar më herët nga Tribunali i Hagës ku është shpallur i pafajshëm.