16.6 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Aktakuza ndaj Thaçit, Hajdari: Gjykata po rrëshqet aty ku pritej

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari është shprehur i shqetësuar në lidhje me zhvillimet e sotme në Gjykatën Speciale, ku më herët u konfirmua aktakuza  e re kundër Hashim Thaçit, raporton Scanner.

Ai ka thënë se Gjykata “po rrëshqet aty ku pritej”.

“Hashim Thaçi na i paska penguar në kryerjen e detyrës, duke qenë i burgosur. Çfarë imagjinate e poshtër! Çfarë poshtërimi i paimagjinueshëm”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Po rrëshqet aty ku pritej

Gjykata Speciale u nis për pretendimet e famëkeqit Dick Marty për kontrabandë me organe njerëzore. Një raport që i ngjante romaneve fantashkencë, i dha udhë Gjykatës Speciale e cila, që në aktakuzën e parë s’ka asnjë fjalë nga raporti i Martyt, tash në panik nga mosargumentimi i asnjë akuze, na paska shpikur një pengesë të re.

Hashim Thaçi na i paska penguar në kryerjen e detyrës, duke qenë i burgosur. Çfarë imagjinate e poshtër! Çfarë poshtërimi i paimagjinueshëm!

https://www.facebook.com/share/p/1A9YB3JqJ6/

Të ngjashme

Të fundit