Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari është shprehur i shqetësuar në lidhje me zhvillimet e sotme në Gjykatën Speciale, ku më herët u konfirmua aktakuza e re kundër Hashim Thaçit, raporton Scanner.
Ai ka thënë se Gjykata “po rrëshqet aty ku pritej”.
“Hashim Thaçi na i paska penguar në kryerjen e detyrës, duke qenë i burgosur. Çfarë imagjinate e poshtër! Çfarë poshtërimi i paimagjinueshëm”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Po rrëshqet aty ku pritej
Gjykata Speciale u nis për pretendimet e famëkeqit Dick Marty për kontrabandë me organe njerëzore. Një raport që i ngjante romaneve fantashkencë, i dha udhë Gjykatës Speciale e cila, që në aktakuzën e parë s’ka asnjë fjalë nga raporti i Martyt, tash në panik nga mosargumentimi i asnjë akuze, na paska shpikur një pengesë të re.
Hashim Thaçi na i paska penguar në kryerjen e detyrës, duke qenë i burgosur. Çfarë imagjinate e poshtër! Çfarë poshtërimi i paimagjinueshëm!
https://www.facebook.com/share/p/1A9YB3JqJ6/