Deputetja e Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë se është ngritur aktakuzë ndaj ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.
Kica-Xhelili tha se ky zhvillim nuk lidhet vetëm me ministren Hajdari, por drejtpërdrejt me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët – sipas saj – e kanë sabotuar sistematikisht Komisionin Hetimor për rezervat shtetërore në Kuvend.
Deputetja e LDK-së tha se çdo veprim në këtë proces ka ndodhur me miratimin e Kurtit, duke përmendur edhe lidhjet e blerjes së rezervave shtetërore me persona të afërt me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe vetë Kurtin.
Ajo theksoi se aktakuza është “e vonuar”, pasi, sipas saj, faktet kanë ekzistuar që herët dhe përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te ministrja Hajdari.






