23.5 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Aktakuza ndaj Fikrim Damkës, Miftaraj: Vapë e madhe nga korrupsioni endemik qeveritar

- Advertisement -

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, duke e cilësuar qeverinë Kurti si të zhytur në korrupsion dhe nepotizëm.

“Po vlon korrupsioni dhe nepotizmi në qeverinë e Albin Kurtit. Vapë e madhe si nga temperaturat e larta, ashtu edhe nga korrupsioni endemik qeveritar”, ka shkruar Miftaraj në një postim në Facebook.

Theksojmë se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit Damka dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria tha se “F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”.

Të ngjashme

Të fundit