Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu do të mbaj konferencë për media në lidhje me aksionin e sotëm që kishte të bënte mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (23 Janar 2026) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në regjionin e Komunës së Prizrenit. Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati tretë, Salla e Takimeve”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.






