Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se dy persona dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare pas aksionit të Policisë në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Infrastrukturës.
Përveç që janë të dyshuar për keqpërdorim te pozitës, ata dyshohen edhe për veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.