9.3 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Aksioni në Leposaviq, Sveçla: Strukturat paralele “Mbrojtja Civile” vazhdon të jetë aktive në Kosovë

- Advertisement -

Në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi, saktësisht në fshatin Rodel të Leposaviqit, Policia e Kosovës ka zbuluar arsenal të municionit dhe të uniformave të ndryshme.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me ministrin, Xhelal Sveçla kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë dhënë detaje.

Sveçla ka thënë se struktura paralele “Mbrojtja Civile” vazhdon të jetë aktive në territorin e Kosovës.

“Falë informacioneve Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion, ku janë zbuluar uniforma të ndryshme, pajisje ushtarake, armë dhe municion të ndryshëm por edhe dokumentacione indroktinuese që dëshmojnë se strukturat paralele “Mbrojtja Civile” vazhdon të jetë aktive në territorin e Republikës së Kosovës.” – ka thënë Sveçla.

Ai tutje ka vazhduar se institucionet e sigurisë së Kosovës në vazhdimësi po zhvillojmë aksione, e të cilat, sipas tij kanë qëllim të sigurojnë rend e ligj në çdo pjesë të vendit.

“Në anën tjetër, Serbia vazhdon ta strehojë terroristin Milan Radojçiq, i cili është kupola e gjithë këtij organizimi, i cili po mundohet që mbetjet e grupeve terroriste t’i mbajë të gjallë, qoftë në territorin e Serbisë, po ashtu edhe brenda territorit të Kosovës. Ne u bëjmë ftesë të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtyre grupeve terroriste të dorëzohen dhe që t’i dorëzojnë pajisjet, armët dhe të gjitha mjetet tjera luftarake dhe të bëhen pjesë integrale e shoqërisë, gjithmonë duke pasur parasysh se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe cenuar kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës duhet të përgjigjen para saj.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit