Sot në orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara është arrestuar ish shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj.
Gazeta online Reporteri.net merr vesh aksioni i arrestimit të tij ka ndodhur sot, rreth orës 06:30 të mëngjesit dhe është kryer nga forcat policore te EULEX-it.
Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar me urdhër të Gjykatës Speciale ishin kryer bastisje në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.
Siç ishte raportuar atë kohë, aksioni lidhej me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Po ashtu sipas raportimeve ishin sekuestruar prova të ndryshme, përfshirë dokumente dhe telefona.