4.1 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Aksioni i Policisë në Prizren/ Arrestohet një 28-vjeçar për fajde, dyshohet për kamata mbi 100 mijë euro

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren një 28-vjeçar të dyshuar për veprën penale të fajdesë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari E.K., ka kontraktuar një shumë të lartë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës. Kamata mujore që ai kishte vendosur ka tejkaluar shumën prej 100,000 eurosh.

Gjatë operacionit policor, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe Drejtorinë e Krimit të Organizuar, është kontrolluar banesa e të dyshuarit dhe janë sekuestruar prova që ndërlidhen me rastin.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit