11.8 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Aksioni i madh policor në Kaçanik: Disa nga të arrestuarit për vrasjen e Muhamed Likës ishin arrestuar edhe për djegien e Gjykatës

Disa nga personat e arrestuar sot – shtatë persona – në aksionin e madh policor në Kaçanik për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, janë në procedim penal edhe për djegien e Gjykatës në Kaçanik para disa muajsh.

Tre persona ishin të dyshuar për atë rast, por se Kryeprokurori, Burim Çerkini, tha se ende nuk mund të ndërlidhje eksplicite mes këtyre dy rasteve.

“Këta persona disa nga ta kanë qenë të arrestuar për këtë rast (djegien e Gjyatës), dhe janë të arrestuar edhe sot.

Në rastin e gjykatës…janë persona që janë me procedim penal…për ta procedura vazhdon. Mirëpo nuk ka ndonjë ndërlidhje eksplicite që ka të bëjë djegia e gjykatës me vrasjen”, tha Çerkini

Të ngjashme

Të fundit