7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Aksionet e mëdha të policisë, ministri Sveçla del me njoftim

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dal me njoftim rreth aksioneve policore të cilat po zhvillohen nëpër Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Ai ka njoftuar se behët fjalë për tri aksione të ndara, njëra po zhvillohet në Ndërmarrjen Publike Banesore nga Krimet Ekonomike, një nga Krimet e Rënda kundër fajdeve ndërsa aksioni i tretë po realizohet për mashtrimet me kartela bankare.

“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare”, ka thënë ministri Sveçla.

Ai ka thënë se angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet. “Përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur”, ka thënë në fund kreu i MPB-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit