3.6 C
New York
Friday, February 13, 2026

Buy now

Aksion në Pejë, sekuestrohen mbi 45 kg ar

- Advertisement -

Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut ka sekuestruar mbi 45 kg ar në Pejë.

Kjo është bërë në një aksion me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës, siç thuhet në njoftim.

“Gjatë kontrolleve të detajuara në terren, inspektorët e tregut dhe zyrtarë të institucioneve pjesëmarrëse në këtë aksion kanë evidentuar shkelje të cilat kanë rezultuar me masat e mëposhtme:

– Ndalim i përkohshëm i mallit IQMT ka gjetur dhe ndaluar një sasi prej mbi 20 kg ari, i cili ishte i paverifikuar dhe pa shenjëzuar nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës. Ky mall do të mbetet i bllokuar deri në përfundimin e procedurave të rregullta ligjore.

– Sekuestrim i metaleve të çmuara Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar mbi 25 kg punime të metaleve të çmuara – ari, për të cilat subjektet ekonomike nuk kanë arritur të prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm mbi prejardhjen e tyre” – thuhet tutje.

Të ngjashme

Të fundit