Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në tri lokacione, arrestohen gjashtë persona, sekuestrohen eskavatorë, kamioneta e traktorë

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës ka realizuar aksion në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të komunës së Vushtrrisë, përkitazi me dyshimet për nxjerrje ilegale të thëngjillit në këto lokacione.

 

Gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë (6) persona të cilët do të intervistohen nga policia, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.

 

Po ashtu, janë sekuestruar tre (3) eskavatorë, gjashtë (6) kamioneta, dhe një (1) traktor, që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që cenojnë mjedisin, dhe do të vazhdojë me vendosmëri të ndjekë penalisht të gjithë ata që shkaktojnë dëme ndaj natyrës dhe pasurisë së përbashkët

Të ngjashme

Të fundit