Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillon një aksion në Malishevë sa i përket manipulimit me vota në këtë komunë.
Zëdhënësi i prokurorisë, Drin Domi për Klankosova.tv konfirmoi se operacioni është ndërmarrë nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ndërkohë, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani ka mësuar se komisionerët janë duke u intervistuar në Gjakovë.
Ky aksion po udhëhiqet nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë.






