7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Aksion i policisë në Leposaviq: Konfiskohen mallra e hasen 6 biznese të paregjistruara

- Advertisement -

Sot në Leposaviq Policia e Kosovës ka bastisur tetë lokacione, si në Soqanicë, Kamen dhe në Leshak.

Veton Elshani nga Policia e Mitrovicës Veriore, tha se nga këto biznese dy kanë qenë të regjistruara dhe gjashtë të paregjistruara.

“Dyshimi ka qenë për mall të kontrabanduar me ç’ rast në bastisje janë thirrë edhe Njësiti Antikontraband i Doganës, Krimet Ekonomike dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Nuk ka të arrestuar, ndërsa konfiskimet e mallit janë menaxhuar nga Njësiti Antikontraband e Doganës”, tha Elshani.

“I lusim qytetaret e Veriut të Kosovës që ti regjistrojë bizneset e tyre dhe mos të vendosin në qarkullim mallra të kontrabanduara pasi që pasojat juridike për ta janë të mëdha”, apeloi Elshani.

pixel

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit