Policia ka zhvilluar një aksion të enjten në disa rajone të vendit, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Dhjetë persona janë shoqëruar në polici dhe intervistuar, nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre, transmeton lajmi.net.
Gjatë këtij aksioni të zhvilluar në: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan, janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme e municion.
“Dy pushkë automatike AK 47, dy pushkë gjuetie, një pistoletë, pesë karikatorë, 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm etj”, thuhet në njoftim. /lajmi.net/