5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Aksion i Policisë në Bernicë të Poshtme, sekuestrohen 11 kilogramë marihaunë

- Advertisement -

Policia e Kosovës dhe hetuesit e Njësisë Kundër Drogës në Ferizaj, në koordinim me Njësinë Kundër Drogës në Prishtinë, më 6 nëntor 2024 kanë kryer operacionin “Transferi”.

Nga operacioni janë konfiskuar rreth 11 kilogramë marihaunë, e hasur gjatë bastisjes së shtëpisë në fshatin Bernicë të Poshtme, Komuna e Prishtinës.

“Policia e Kosovës, hetues nga Njësia e antidrogës në Ferizaj pas punës së vazhdueshme profesionale në një rast të mëparshëm ku ishin arrestuar dy persona të dyshuar dhe ishin kapur disa gramë marihuanë, me datë 06.11.2024 kanë vazhduar me punën e tyre në kërkim të personit të dyshuar shitës me ç ‘rast gjatë në orët e pasdites gjatë një operacioni taktik të koduar me emrin “Transferi” në funksion të zbatimit të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndihmuar edhe nga antidroga në Prishtinë, është realizuar kontroll i një shtëpie me objekte përcjellëse në fshatin Bernicë të poshtme Komunës së Prishtinës. Gjatë operacionit të kontrollit është gjetur sasi e dyshuar për marihaunë me peshë totale rreth 11 kg, e kamufluar në kavanoz plastik.” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit