15.6 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Aksion i madh në Vushtrri, bastisje në tri lokacione: Arrestohen katër persona

- Advertisement -

Policia dhe Prokuroria kanë realizuar një aksion në Vushtrri.

Janë arrestuar katër persona, tre të dyshuar për veprën e detyrimit, si dhe një për lëndim të lehtë trupor.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë e përbashkët nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës – Realizohet operacioni policor në tri lokacione në Vushtrri – arrestohen katër persona

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri për kontrollin e shtëpive të katër (4) personave të dyshuar, ku që nga orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar gjithsej tri (3) lokacione, dy (2) në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një (1) lokacioni në qytetin e Vushtrrisë.

Nga ky operacion policor janë arrestuar tre (3) persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një (1) person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

Me vendim të prokurorit, katër (4) të pandehurit ndalohen për 48 orë, ndërkaq operacioni është duke vazhduar.

Të ngjashme

Të fundit