10.8 C
New York
Friday, November 7, 2025

Buy now

Aksion i madh në Deçan, në pranga tre persona – kapen armë, granata dore e narkotikë

- Advertisement -

Një aksion i madh policor është zhvilluar në dy fshatra të Deçanit, Drenoc dhe Isniq gjatë së cilit janë prangosur tre persona.

Tek pronat e të dyshuarve janë kapur armë, granata dore e narkotikë.

“Më 06.11.2025 Njësitë e DHTN-Pejë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Pejë, kanë kryer bastisje në pronat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë ku janë gjetur dhe sekuestruar: 161.9 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një armë AK 47, një armë e gjatë gjysmë automatike, një pushkë ajrore (jofunksionale) dy granata dore, 236 fishekë kalibrash të ndryshëm, pjesë dhe pajisje optike për armë, dy bajoneta, 2 peshore elektrike për matjen e narkotikëve, qese të ndryshme për paketim të narkotikëve, 3 telefona celularë etj”.

“Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të ngjashme

Të fundit