26.6 C
New York
Sunday, June 22, 2025

Buy now

Aksion i madh i policisë dhe prokurorisë në Prizren, rreth 100 policë të përfshirë

- Advertisement -

Një aksion i madh policor po zhvillohet nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë në qytetin e Prizrenit.

Klankosova.tv mëson ekskluzivisht se aksioni ka të bëjë me kontrollin e qytetarëve dhe lokaleve në disa lagje të mëdha të qytetit, përfshirë lagjen Ortakoll, nga e cila janë siguruar pamje nga ky aksion.

Sipas burimeve të redaksisë, në aksion po marrin pjesë rreth 100 policë.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të arrestuar nga ky mega-aksion.

Një aksion i ngjashëm policor është zhvilluar në këtë qytet edhe javën e kaluar, pikërisht mbrëmjen e së shtunës (14 qershor), ku u kontrolluan disa lokale dhe u arrestuan pesë persona, ndërsa u sekuestruan edhe armë e mjete të ftohta.

Policia tha se aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Gjatë këtij operacioni, sipas Policisë, katër personave të dyshuar iu gjetën mjete të mprehta (thika) në brez, ndërsa një personi tjetër i ishte gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Të ngjashme

Të fundit