27.4 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Aksion i madh antidrogë në Gjilan – Policia dhe AKI zbulojnë disa sera me drogë

- Advertisement -

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Prokurorinë, ka ndërmarrë një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Gjilanit.

Fadil Hoti nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë operacion, që ende është në zhvillim, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në aktivitetin kriminal. Dhe se janë zbuluar disa sera të pajisura për kultivimin e lëndëve narkotike. Poashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri.

AKI ka luajtur një rol kyç në identifikimin e lokacionit dhe të personave të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Insajderi ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

Të ngjashme

Të fundit