Një kamion është vet-aksidentuar në rrugën nacionale Prishtinë – Komoran.
Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, dhe se ne aksident nuk është raportuar për asnjë të lënduar.
“Më datë 05.04.2024 rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku- vetaksident, në rrugën nacionale Prishtinë – Komoran, ku i përfshirë ka qenë një kamion. Nuk është raportuar për të lënduar, përderisa është duke u siguruar vendi i ngjarjes deri në largimin e mjetit të përfshirë në aksident”. – bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.