3.3 C
New York
Sunday, March 15, 2026

Buy now

Aksidentohet deputeti Bekë Berisha

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur një aksident trafiku, ku si pasojë ka lënduar krahun e djathtë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK’së Kushtrim Xhemaili, i cili tha se aksidenti ka ndodhur teksa Berisha ishte duke u kthyer nga Gjakova.

Poashtu bëhet e ditur se kur ka ndodhur aksidenti, Bekë Berisha ishte në cilësinë e pasagjerit.

“Deputeti Bekë Berisha mbrëmë derisa ishte duke u kthyer nga Gjakova, në cilësinë e pasagjerit ka pasur një aksident trafiku dhe e ka lënduar krahun e djathtë. Aktualisht, është duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja e tij është stabile”, tha Xhemaili.

Të ngjashme

Të fundit