Cristiano Ronaldo njihet si koleksionues i makinave sportive, ku një nga këto ishte edhe Bugatti Veyron me vlerë 1,7 milionë paund.
Makina sportive e Ronaldos ka kryer një aksident në ishullin e Mallorca, aty ku thuhet se CR7 është duke kaluar pushimet me familjen e tij.
Sipas raportimeve të policisë, Bugatti nuk kishte si shofer Ronaldo por dikë tjetër. Makina ka rrëshkitur në një kanal në Bunyola, Palma de Mallorca.
Personi i cili drejtonte mjetin nuk ka pësuar dëmtime, por vetëm dëmë materiale.
Bugatti është pjesë e koleksionit të makinave të CR7 prej 17 milionë paundësh, i cili përfshin gjithashtu Aston Martin, Bently dhe një Ferrari Monza. Cristiano Ronaldo gjithashtu i shtoi koleksionit një prodhim ekskluziv Bugatti Centodieci me vlerë 8.5 milion paund nga të cilat vetëm dhjetë janë prodhuar në të gjithë botën.