11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Aksidenti tragjik që la trë të vdekur në Prizren: Sveçla jep detaje të reja për grupin që organizoi garat e jashtëligjshme

- Advertisement -

Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla, ka thënë se do të ndërmerren masa ndaj organizatorëve të garave automoblistike, siç ishte rasti i fundit në Prizren, ku si pasojë humbën jetën tre të rinj kosovarë.

“Çështja që na ka prekur më së shumti kohën e fundit është vdekja e tre të rinjve në Prizren dhe po ashtu mbrëmë në komunën e Podujevës.

Të shtunën jemi njoftu për një aksident të tmerrshëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, teksa po mbaheshin gara të jashtëligjshme automobilistike.

Mbrëmë poashtu humbëm edhe një qytetar në Podujevë.

Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, kemi diskutuar për masat që duhet të ndërmirren sidomos në raport me organizimin e garave të jashtëligjshme automobilistike.

Për masat që janë marrat ndaj zyrtarëve përgjegjës dhe masat që do ndërmarrim.

Policia e Kosovës ka shqiptu 76 gjoba ndaj personanve që kanë organizu gara të jashtëligjshme.

Policia e Kosovës të njëjtit grup ia kishte ndaluar dy herë organizimin e garave. Të njëjtit kanë pasur gjoba të njëpasnjëshme  nga policia e Kosovës për tejkalim shpejtësie dhe rrezikim në komunikacion ndërkaq njërit prej tyre, i ishte konfiskuar patent shoferi dhe gjbë për filmim e publikim të garave”, tha Sveçla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit