14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Aksidenti tragjik në Venecia, Ambasada e Kosovës në Itali konfirmon se nuk ka shtetas kosovarë në mesin e viktimave

- Advertisement -

Të paktën 21 persona humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Venecia të Italisë.

Autoritetet lokale kanë raportuar për të paktën 21 të vdekur dhe mbi 20 të tjerë të plagosur.

Indeksonline ka kontaktuar Ambasadën e Kosovës në Itali, për t’i pyetur nëse ka shqiptarë në mesin e viktimave apo të lënduarve.

Nga Ambasada kanë konfirmuar se fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë shqiptarë në autobus.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju informojmë se, në mesin e 21 viktimave për momentin nuk rezultojnë të përfshirë shtetas të Kosovës, por turistë të huaj si gjermanë, ukrainas, austriakë, e të tjerë” pohojnë nga Ambasada.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Venecias, autobusi mori flakë pasi ra nga një urë mbi një linjë hekurudhore midis Mestre dhe Marghera, dy qytete në Venecia.

Në momentin e aksidentit rreth orës 19:30, autobusi ishte duke u kthyer nga qendra historike e Venecias.

Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar te ky aksident tragjik, por që dyshimet fillestare janë se shoferi mund të ketë humbur ndjenjat para aksidentit, ngase në vendin e ngjarje nuk ka asnjë shenjë frenimi./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit