Është gjetur një veturë në lumin Lepenc, rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur fatkeqësia e familjes Pacolli nga Kosova.
Pritet të konfirmohet nëse vetura është BMW e familjes Pacolli dhe nëse brenda saj gjenden anëtarët e kësaj familje, njofton KlanMacedonia
Paraprakisht, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është arrestuar shoferi i veturës me targa nga Shkupi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
“Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vetura Volkswagen Touran me targa maqedonase ka tejkaluar një kolonë veturash. Në momentin kur ka arritur paralelisht me një veturë BMW me targa kosovare që lëvizte në të njëjtën kolonë, dy automjetet janë afruar dhe janë përplasur anash, pas së cilës vetura kosovare me katër pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenc”, thotë Prokuroria.