27.2 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Aksidenti në Prugovc, një i vdekur e katër të lënduar

- Advertisement -

Një aksident mes dy veturave në lëvizje ka ndodhur në fshatin Prugovc të Prishtinës, ku pesë persona pësuan lëndime trupore.

Por, njëri nga ta nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e QKUK-së.

“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit