Një aksident trafiku me tri automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Komoran nga i cili kanë mbetur të lënduar dy persona.
Policia ka bërë të ditur se lëndimet e dy personave janë të natyrës së lehtë ndërsa dëmet në automjete janë të konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë Njësi për Kontrollin e Autostradave e cila është marrë me rastin.
“Sot rreth orës 08:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Komoran (afër “Lab-Oil”) ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete: një kamion dhe dy vetura. Kemi informatë për dy persona të lënduar, lëndime të natyrës së lehtë”, thuhet në njoftimin e policisë.