Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në Bresolc të Gjilanit.
Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani njoftoj se aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku të lënduar kanë mbetur 3 persona.
Ndërsa, viktima ka ndërruar jetë në qendrën emergjente të Gjilanit, pas lëndime të marra.
PK-ja gjithashtu kanë njoftuar se kanë hapur rast hetimi./IndeksOnline/
“Me datën 31.10.2024 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bresalc. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
Përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë presuar tre persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan.
Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.
Informatë shtesë:
Te nderuar, ju njoftojm se me datë 31.10.2024 rreth orës 15;00h ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve, ku si pasoj e këtij aksidenti kanë qenë të lënduar tre persona.
Ata janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente për ndihmë mjekësore.
Pasagjerja shtetase e Kosovës (1978), si pasojë e lendimëve të marra në aksident ka ndërruar jetë ku vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QE-Gjilan.
Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në obduksion.
Hetues policor të aksidenteve nga njësiti i trafikut rajonal janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.”