Një person ka humbur jetën e tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti me fatalitet në Veternik të Prishtinës.
Të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në QKUK.
Njoftimi i policisë:
Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, dy janë duke u trajtuar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.